E rëndë në Kosovë/ I moshuari mbyt bashkëshorten e tij 80-vjeçare
26 August 2026, 13:43 / KOSOVA
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në Prizren, një 81-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij, 80 vjeçe në shtëpinë e tyre.
Paa ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.
Trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeçar (B.D.), është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128