Bill Gates kërkon kontrollin e AI! Synon takim me Xi Jinping për rreziqet e inteligjencës artificiale

Bill Gates po kërkon të takohet me presidentin kinez Xi Jinping gjatë një vizite të planifikuar në Kinë në nëntor, për të diskutuar rreziqet që sjell zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale.
Në një intervistë për Reuters, bashkëthemeluesi i Microsoft tha se Kina mund të pranojë kufizime për publikimin e modeleve të rrezikshme të AI, nëse Shtetet e Bashkuara marrin të parat një nismë në këtë drejtim.
Gates propozon që vendet të monitorojnë aftësinë e inteligjencës artificiale për të krijuar molekula të rrezikshme dhe për të realizuar sulme biologjike.
Ai ka bërë gjithashtu thirrje për krijimin e një organizate ndërkombëtare që do të merrej me mbikëqyrjen e AI. Gates e krahason këtë strukturë me sistemet ndërkombëtare të kontrollit të armëve bërthamore, rregullat e aviacionit dhe marrëveshjet për mbrojtjen e shtresës së ozonit.
Shqetësimi i tij është rritur edhe për shkak të aftësive të reja të inteligjencës artificiale në fushën e sulmeve kibernetike.
Gates tha se disa incidente të fundit, ku sisteme AI kanë arritur të hakojnë faqe interneti gjatë testeve të sigurisë, janë tronditëse.
Një tjetër shqetësim i madh lidhet me vendet e punës. Gates paralajmëron se AI mund të zëvendësojë një pjesë të konsiderueshme të punës njerëzore dhe sugjeron që kompanitë që përdorin AI për të zëvendësuar punonjësit të paguajnë taksa mbi të ardhurat e krijuara nga kjo teknologji.
Ai thotë se deri në 40% e punëve aktuale mund të duhet të mbeten të rezervuara për njerëzit, veçanërisht në sektorë ku kontakti njerëzor është i pazëvendësueshëm.
Ndërkohë, Fondacioni Gates synon të shpenzojë rreth 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, me një fokus gjithnjë e më të madh te përdorimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi dhe arsim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128