Apeli e la në burg/ Media franceze jep detaje të reja: Ja kështjella e Beqirit, gjoba 7 mijë euro është një bezdi e vogël për të

26 August 2026, 12:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
Apeli e la në burg/ Media franceze jep detaje të reja: Ja

Mediat franceze vazhdojnë të raportojnë për vendimin e Gjykatës së Apelit në Amiens, e cila la në burg biznesmenin shqiptar, Ermal Beqiri.

Ai u arrestua në Francë pasi po drejtonte një avion të vogël që fluturoi mbi një central bërthamor.

“Ai arrestohet, paraqitet para prokurorit dhe më 27 korrik gjykohet në Amiens për fluturim të paautorizuar mbi objektin bërthamor, në kuadër të procedurës së pranimit të fajit. Ai dënohet me një gjobë prej 7.000 eurosh, një shumë që për këtë njeri, i përshkruar si milioner, është pothuajse vetëm një bezdi e vogël,” shkruan Courrier Picard.

Sipas medias franceze, pasuritë e Ermal Beqirit në Francë po shqyrtohen nga autoritetet.

Mes tyre është edhe një kështjellë në departamentin Oise në veri të Francës, që konsiderohet me vlerë 2.6 milionë euro.

Gazeta ka publikuar foton e kështjellës, ndërsa thekson se për kështjellën e Auteuil në jug të Beauvais.

“Prej një muaji, ai qëndron në burgun e Beauvais, jo shumë larg. Të enjten, më 20 gusht, ai paraqiti para dhomës hetimore të Gjykatës së Apelit të Amiens një kërkesë për lirimin e tij. Sipas avokatit të tij, ai është viktimë e një “ndalimi të paligjshëm”. Avokati kujton se klienti i tij, përpara incidentit të Penly-t, kishte mësuar nga mediat e vendit të tij se ishte në kërkim dhe për këtë kishte informuar autoritetet franceze,” shkruan media franceze.

Po ndodh...