Tenderi 600 mijë euro i Viola Green: Firma e Aulona Bylykbashit dhe administratori në burg

Një tender me vlerë rreth 600 mijë euro i dhënë nga Bashkia Elbasan për kompaninë “Viola Green” ngre pikëpyetje, pasi administratori i kompanisë, Bujar alias Marsel Shega, ndodhet në burg në kuadër të një hetimi të SPAK.
Në denoncimin nga ish-kandidatja për kryetare e PD, Alesia Balliu, behet fjalë për procedurën me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan”, me fond limit 57,390,513 lekë pa TVSH.
Sipas dokumenteve të tenderit, “Viola Green” paraqiti ofertë prej 56,454,641.19 lekësh pa TVSH dhe rezulton operatori ekonomik i suksesshëm.

Dokumentet e Bashkisë Elbasan mbajnë firmën e Aulona Bylykbashit, në cilësinë e zëvendëskryetares dhe personit të autorizuar nga autoriteti kontraktor.
Por tenderi merr një tjetër dimension kur vendoset përballë situatës së administratorit të kompanisë.
Bujar alias Marsel Shega, administrator i “Viola Green”, është arrestuar në Itali në kuadër të një hetimi të SPAK dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai i ka mohuar akuzat.

Sipas hetimeve të bëra publike, Shega dyshohet për vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Kjo ngre një pyetje të drejtpërdrejtë për Bashkinë Elbasan:
Çfarë verifikimesh janë kryer përpara se një kompani e lidhur me një administrator të arrestuar më vonë nga SPAK të shpallej fituese e një kontrate publike me vlerë rreth 600 mijë euro?
Dhe një tjetër pyetje kërkon përgjigje:
A janë verifikuar në mënyrë të plotë kriteret teknike, financiare dhe ligjore të kompanisë përpara dhënies së kontratës?
Dokumentet e tenderit tregojnë se një tjetër operator ekonomik, “REI” sh.p.k., u skualifikua për mosplotësim të kritereve kumulative të kapaciteteve ekonomike-financiare dhe teknike.
Në këtë situatë, transparenca e Bashkisë Elbasan është e domosdoshme: si u vlerësua “Viola Green”, cilat ishin verifikimet e kryera dhe mbi çfarë baze u shpall fituese?
Sepse bëhet fjalë për para publike dhe një kontratë prej dhjetëra milionë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128