Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet

26 August 2026, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë.

Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe mëson se një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.

Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten. 
Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit.

Po ndodh...