Një javë nga dasma e Kidës dhe e Ajbit, dyshja romantike pritet të kurorëzojë dashurinë e tyre në Romë
26 August 2026, 15:05 / SHOWBIZ
Artistja shqiptare Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit si Kida, së shpejti do të kurorëzojë dashurinë e saj. Lajmin e ëmbël e ka bërë publik vetë këngëtarja e cila përmes një postimi të ndarë në rrjet, ku ajo shkroi: Gjithçka është në rregull, jemi mirë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se dasma e saj me Ajbin pritet të mbahet më 1 shtator në Romë të Italisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë historike në Romë, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.
Kujtojmë se Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja mori një propozim romantik nga partneri i saj në ditëlindjen e saj, një moment magjik që theu rrjetin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128