Arijon Ibrahimovic në radar të tri klubeve/ Werder Bremen nis bisedimet me Bayern Munichun

Arijon Ibrahimovic po tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane, pavarësisht se së fundmi ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun.
Werder Bremen ka nisur bisedimet me kampionët gjermanë për mundësinë e huazimit të 20-vjeçarit për sezonin e ri. Për talentin kosovar interesim kanë shfaqur gjithashtu Union Berlin dhe Atalanta.
Ibrahimovic e ka vazhduar bashkëpunimin me Bayern Munichun, por mungesa e minutave në ekipin e parë mund ta shtyjë klubin ta dërgojë në huazim, në mënyrë që ai të fitojë më shumë përvojë në futbollin profesionist.
Werder Bremen duket se është klubi që ka bërë hapin konkret, duke kontaktuar Bayernin për të diskutuar kushtet e një huazimi.
Ndërkohë, Ibrahimovic po ndiqet me interes edhe nga Kosova. Sulmuesi anësor mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit, një lëvizje që do të përbënte një përforcim të rëndësishëm për “Dardanët”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128