Zbardhen detaje nga arrestimi i Ergys Agasit, gazetarja: Oficerët e BKH po e marrin në pyetje! Vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorët e tij

26 August 2026, 22:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zbardhen detaje nga arrestimi i Ergys Agasit, gazetarja: Oficerët e BKH po

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ergys Agasi gjatë aksionit të policisë, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur menjëherë veprimet procedurale pas kapjes së tij.

Sipas detajeve të zbardhura nga gazetarja Klodiana Lala, Ergys Agasi po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në vijim, ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

Krahas Agasit, gjatë të njëjtit operacion është prangosur edhe Ulian Shpataraku, një ish-zyrtar i policisë i konsideruar si person i besuar i ish-drejtorit të policisë, Ilir Proda.

Lala shtoi se Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet dhe po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve që e kanë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ishte në arrati, duke ushtruar kontrolle dhe veprime operative për kapjen e tyre.

 

 

Po ndodh...