UEFA dhe FIFA ulin tensionet/ Drejtuesit europianë tërhiqen nga bojkoti ndaj Infantinos

UEFA pritet të tërhiqet nga kërcënimi për bojkot të Kupës së Botës U20 për femra, duke zbutur përplasjen me FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino.
Çështja pritet të diskutohet të enjten në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Monako. Pak ditë më parë, UEFA kishte paralajmëruar se kushtet për shmangien e bojkotit nuk ishin përmbushur, duke kërkuar garanci që situata të tilla të mos përsëriteshin.
Nëse bojkoti hiqet, Kupa e Botës U20 për femra do të zhvillohet sipas planit muajin e ardhshëm. Në turne pritet të marrin pjesë gjashtë kombëtare europiane: Anglia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja dhe Polonia, vendi organizator.
Megjithatë, tërheqja nga bojkoti nuk nënkupton fundin e përplasjes mes UEFA-s dhe drejtimit të FIFA-s. UEFA ka qenë një nga zërat kryesorë që ka kundërshtuar mënyrën e drejtimit të Infantinos, ndërsa presidenti Aleksander Čeferin ka lënë të kuptohet se ai duhet të largohet ose të përballet me një kandidat tjetër në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe ish-futbollistët janë ndarë në qëndrime. Mikael Silvestre, Lucy Bronze dhe Emmanuel Petit kanë kërkuar ndryshime në drejtimin e FIFA-s, ndërsa Cafu, Christian Vieri, Pepe dhe Esteban Cambiasso kanë shprehur mbështetje për Infantinon.
Pavarësisht zbutjes së situatës dhe tërheqjes së mundshme nga bojkoti, UEFA pritet të vijojë presionin për ndryshime në FIFA. Ndërkohë, prioriteti i menjëhershëm mbetet zhvillimi i turneut të femrave, në mënyrë që futbollistet e reja të mos penalizohen nga përplasjet mes institucioneve më të larta të futbollit botëror.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128