FOTO/ Ergys Agasi me orë me vlerë qindra mijëra euro gjatë arrestimit

26 August 2026, 22:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen gjatë arrestimit të Ergys Agasit ditën e sotme, 26 gusht, është ora që ai mbante në dorë.

Nga pamjet, ora ngjason me një model luksoz të markës “Richard Mille”, një prej markave më të shtrenjta të orëve në botë. Dyshohet se bëhet fjalë për një variant të serisë RM 11-03.

Çmimet e orëve “Richard Mille” nisin përgjithësisht nga rreth 100 mijë euro, ndërsa modelet e veçanta si ora që mban Agasi (360 mijë euro) dhe ato të prodhuara në seri të kufizuara mund të arrijnë në disa qindra mijëra apo edhe miliona euro.

Ora e Agasit

 

 

Po ndodh...