Vedat Muriqi e bën sërish, Pirati i jep kryesimin Fenerbahçes ndaj Lyon
26 August 2026, 22:47 / SPORT
Vedat Muriqi e bën sërish. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës gjeti rrugën e rrjetës për Fenerbahçe, këtë radhë në sfidën e raundit të playoffit ndaj Lyon.
Ishte minuta e 24 kur Pirati arriti të mposhtë portierin e Lyonit. Ky i fundit fillimisht e ndali gjuajtjen me kokë të Muriqit, por topi u kthye sërish te sulmuesi dardan që nuk gaboi dhe e dërgoi atë në rrjetë për t’i dhënë kryesimin 1-0 skuadrës së Fenerbahçes.
Më pas, 4 minuta më vonë, skuadra turke e ndëshkoi sërish Lyonin me Broën për të çuar sfidën në 2-0.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128