“Dil përjashta”/ Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

Një debat mes moderatorit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile, ka përfunduar me largimin e kësaj të fundit nga studioja e emisionit “Drejt” në Ora News.
Përplasja nisi gjatë diskutimit me avokaten Enida Bozheku, e cila po fliste për përgjegjësinë e kryeministrit në emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të institucioneve.
“Kryeministri jep vulën për t’u shkarkuar drejtorët. A thua se fajin e kanë drejtorët. Këta drejtorë kush i zgjodhi? Ministrat. Ministrat kush i zgjodhi? Kryeministri”, u shpreh Bozheku.
Në përgjigje, Luan Rama ironizoi argumentin e saj, duke thënë: “Po më shkon te rregulli i treshit tani”, duke thumbuar Sara Milen.
Ndërhyrja e tij solli dhe reagimin e deputetes socialiste, që pasoi më pas me largimin e saj nga studio.
Pjesë nga debati:
Avokatja Enida Bozheku: Kryeministri jep vulën për t’u shkarkuar drejtorët. A thua se fajin e kanë drejtorët? Këta drejtorë kush i zgjodhi? Ministrat. Ministrat kush i zgjodhi? Kryeministri.
Luan Rama: Po më shkon te rregulli i treshit tani (qesh)
Enida Bozheku: Aty është eksperte zonja Mila.
Luan Rama: Po jo, se nuk logjikon kështu pushteti.
Sara Mila: Çfarë ishte kjo që the?
Luan Rama: Nuk e dëgjove çfarë po thoshte? Do të ta shpjegoj…
Sara Mila: Jo, nuk dua. Doni të distancoheni nga këto cinizma… Se kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe dhe s’po flas… Me mua ka një prag…
Luan Rama: Më fal, Sara, të lutem, nëse ka një prag, mund të çohesh nga karrigia dhe dil përjashta. Emisionin e drejtoj unë dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.
Sara Mila: Unë do të çohem kur të dua unë….
Luan Rama: Jo do ta mbyll mikrofonin. Do çohesh kur të dua unë. Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione. Nuk lejoj askënd.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
