Vartësit e Ballukut paraqiten sërish në SPAK, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në prokurori
23 October 2026, 13:12 / AKTUALITET

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Të dy vartësit e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku u paraqitën së bashku në ambientet e institucionit të drejtësisë.
Ata ishin gjithashtu në ambientet e SPAK disa ditë më parë, ku u pyetën në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me procesin ndaj Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
