Zyrtare, Como luan Ligën e Kampioneve në shtëpi/ Stadiumi kalon testin, pritet vetëm UEFA

Como do ta luajë Ligën e Kampioneve në stadiumin e tij. Klubi italian ka marrë konfirmimin për gatishmërinë e impiantit, duke i hapur rrugë debutimit në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian para tifozëve të tij.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Comos, Alessandro Rapanese, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Provincial të Vigjilencës.
Komisioni ka konfirmuar se stadiumi i plotëson kushtet e nevojshme të sigurisë dhe është gati për të pritur ndeshjet e Ligës së Kampioneve.
Tashmë mbetet vetëm hapi i fundit. Inspektorët e UEFA-s do të vizitojnë stadiumin këtë të enjte për të kryer kontrollet përfundimtare dhe për të dhënë miratimin e tyre.
Ky vlerësim pritet të jetë një formalitet, pasi impianti ka kaluar tashmë kontrollin e autoriteteve italiane.
Kështu, Como është pranë një momenti historik: skuadra do të ketë mundësinë të luajë në skenën europiane në shtëpinë e saj, përpara tifozëve që e kanë shoqëruar në ngjitjen drejt elitës së futbollit kontinental.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128