Qafë Botë/ Radhë 2 kilometra në kufi me Greqinë, vonesat shkaktohen nga puna me dy sportele

11 July 2026, 14:49 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Qafë Botë/ Radhë 2 kilometra në kufi me Greqinë,

Një fluks i lartë automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Botës, ku mijëra qytetarë kanë pritur për të kaluar drejt Greqisë.

Radha e automjeteve ka arritur rreth 2 kilometra, duke u shtrirë deri pranë kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.

Sipas informacioneve, shkak për krijimin e radhëve janë bërë vonesat nga pala greke, e cila po punon me vetëm dy sportele, ndërsa pala shqiptare po operon me katër sportele.

Të dhënat nga Stacioni Policor i Qafë Botës bëjnë me dije se deri në orën 13:30 janë regjistruar rreth 1 mijë e 700 persona, vendas dhe të huaj, që kanë kaluar në drejtim të Greqisë.

Nga shifrat e raportuara rezulton se kanë dalë 800 shtetas shqiptarë dhe 848 shtetas të huaj, ndërsa janë përpunuar gjithsej 565 mjete, prej të cilave 276 shqiptare dhe 290 të huaja.

Po ndodh...