300 policë dhunuan një zonjë dhe morën zvarrë një fëmijë, Balliu: Të gjitha me urdhër të Agasit
24 Janar 2026, 20:01 / POLITIKË

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.
Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.
“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë. Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128