Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në Apelin e GJKKO

12 Mars 2025, 09:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, bashkëshortja e Erion

Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar.

Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.

Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK.

Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO eshte lene nen masen e detyrimit te paraqitjes, nderkohe qe bashkeshorti i saj, Erion Veliaj eshte lene ne masen “arrest me burg”.

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.

Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Por GJKKO dhe Apeli i kesaj gjykate Kunder Krimit te Orgnaizuar dhe Korrupsionit i ka cilesuar si të ligjshmë kontrollet.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128