Aktori i njohur Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë: Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq! Fshati digjet, kurse…
26 Prill 2024, 11:54 / POLITIKË

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluara para bashkisë së Tiranës.
Ai i bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë, për të detyruar kryebashkiakun që të japë dorëheqje.
“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq”, tha aktori.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

