“Ka video s*ksi e shantazhi, mund të jenë urdhëruar dhe vrasje nga zyra e tij”, Llabani zbulon vendndodhjen e Ergys Agasit: Nuk është larguar nga Shqipëria! Luan kumar në…

Deklarata të forta janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me aktivitetin e dyshuar të Ergys Agasit.
Në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha: “Ka shumë materiale në zyrën e tij. Përveçse ka video seksi, shantazhi, mund të jenë urdhëruar vrasje të individëve nga ajo zyrë. Pengmarrje janë bërë. Tani nuk e dimë”.
Sipas saj, në këtë ambient frekuentonin persona me pozicione të rëndësishme në administratë: “Një pjesë e mirë e atyre që frekuentonin zyrën e tij janë persona që drejtonin drejtori kyçe që kanë lidhje me pronat, me ministritë…”.
Ajo shtoi se për shkak të këtyre kontakteve, lindin dyshime mbi natyrën e bisedave që zhvilloheshin aty: “Duke qenë aty dihet çfarë është diskutuar, por nëse arrijmë te fakti kriminal, pozitat e tij janë të tilla”.
Llabani deklaroi gjithashtu se Agasi mund të ndodhet ende në vend: “Di që SPAK e ka kërkuar që ai të dorëzohet, sepse thuhet që Agasi nuk është larguar nga Shqipëria”.
Sipas saj, ai mund të qëndrojë në një zonë mes Durrës dhe Shijak, ku “flitet për lojëra në shuma të mëdha kumari, me rrethin e tij të ngushtë”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128