“Yamal një nga më të mirët, por nuk do jetë si Messi”

Frenkie de Jong ka folur së fundmi për talentin katalanas, Lamine Yamal. Mesfushori i Barcelonës, de Jong u shpreh se Yamal ka gjasa të bëhet një nga më të mirët në botë, por jo në nivelin e Messit.
“Gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar. Si fëmijë, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e tij sepse ai është më i miri. Nuk kam asnjë dyshim. Është një futbollist fantastik. Sa më përket mua, mendoj se nuk do të shoh kurrë dikë që ta arrijë nivelin e Lionel Messit”.
“Lamine Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm; ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe mund ta arrijë këtë disa herë gjatë karrierës së tij. Por unë e kam parë Messin që nga fëmijëria dhe ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave; asnjë lojtar tjetër nuk i afrohet nivelit të tij. Shpresoj që Lamine Yamal të bëhet lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128