Çfarë e shkaktoi përplasjen e dy trenave në Danimarkë, ja dyshimet

23 Prill 2026, 19:13 / BOTA ALFA PRESS

Çfarë e shkaktoi përplasjen e dy trenave në

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Danimarka, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagë, ku dy trena janë përplasur ballë për ballë, duke lënë pas 18 persona të lënduar, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për trajtim në spitalet e zonës, ndërsa disa prej tyre janë dërguar me helikopter drejt kryeqytetit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ekspertët hekurudhorë dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Dyshohet se një nga drejtuesit e trenit nuk ka respektuar sinjalistikën, duke kaluar në semafor të kuq dhe duke shkaktuar përplasjen fatale.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy trenat, njëri i verdhë dhe tjetri gri, me kabina të deformuara dhe dritare të shkatërruara.

Shërbimet e emergjencës kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa autoritetet lokale në Hillerød kanë ofruar strehim për pasagjerët dhe familjarët e tyre.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar përgjegjësitë, ndërsa pista e gabimit njerëzor mbetet aktualisht më e mundshmja.

Po ndodh...