Krahu “Macarena” dhe pesha, Ferrari vjen me risi për më shumë shpejtësi

23 Prill 2026, 16:57 / SPORT ALFA PRESS

Krahu “Macarena” dhe pesha, Ferrari vjen me risi për më

Skuderia Ferrari është e angazhuar në Autodromin Kombëtar në Monza me të parin nga dy sesionet e lejuara nga rregullorja për “Filming Day”. “Tempulli i shpejtësisë” mund të përshkohet për një total prej 200 km, një mundësi e mirë për të testuar dhe vlerësuar përditësimet e njëvendëshes për sezonin 2026. Ndërkohë, Çmimi i Madh i Majamit po afron me shpejtësi.

Mes elementeve që do të vihen në provë është edhe krahu shumë i diskutuar “Macarena”. Monza do të jetë thelbësore për të kuptuar përfitimet reale të tij dhe, mbi të gjitha, për të zgjidhur problemet e besueshmërisë që janë vënë re më parë. Nëse gjithçka funksionon siç duhet, prania e tij mund të garantojë një rritje shpejtësie prej 8 deri në 10 km/h në modalitetin e pjesës së drejtë të pistës (straight-line).

Përmirësimet janë përqendruar kryesisht në komponentin aerodinamik, me dyshemenë dhe krahët që kanë pësuar një ridizajnim të rëndësishëm për këtë test. Gjithashtu, njëvendëshja duket se është lehtësuar në peshë, një “dietë” që pritet t’i sjellë modelit SF-26 një përfitim rreth një të dhjetën e sekondës. Në Formula 1 diferencat maten në të dhjetat dhe të mijtat e sekondës, ndaj edhe 100 gramë më pak mund të bëjnë ndryshimin në garë.

Po ndodh...