Kishte destinacion Kinën/ SHBA sekuestron një tjetër anije të lidhur me Iranin

23 Prill 2026, 16:36 / BOTA ALFA PRESS

Kishte destinacion Kinën/ SHBA sekuestron një tjetër anije

Ushtria amerikane ka sekuestruar një tjetër tanker të lidhur me kontrabandën e naftës iraniane, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Kjo masë vjen si pjesë e operacioneve të intensifikuara kundër asaj që ata i quajnë rrjete të paligjshme që mbështesin Iranin.

Sipas Pentagonit, cisterna “Majestic X” u sekuestrua në Oqeanin Indian dhe u publikua një video e forcave amerikane në kuvertën e saj, raportoi AP.

Anija thuhet se ishte nën sanksione amerikane për shkak të kontrabandës së mëparshme të naftës iraniane dhe po lundronte drejt Kinës.

Po ndodh...