Akuzat për shpërdorim detyre, Elvis Roshit mbërrin në SPAK

20 Janar 2026, 10:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzat për shpërdorim detyre, Elvis Roshit mbërrin në SPAK

Ish-kryetari i Kavajës, Elvis Roshi në SPAK, mbyllet hetimi, i komunikohet akuza për shpërdorim detyre.

Roshi nën akuzë për shpërdorim detyre kur ishte kryetar i Bashkisë Kavajë.

Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

 

Po ndodh...