Alesia Balliu "shpërthen" ndaj Berishës: Protesta i dështoi, nuk kishte as 300 vetë

Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj protestës së fundit të opozitës, duke e cilësuar atë si të varfër në pjesëmarrje dhe pa mesazhe konkrete për qytetarët.
Në një intervistë për "Abc News", ajo tha se protesta nuk arriti të ofrojë alternativa për problemet kryesore të vendit, si ekonomia apo shëndetësia.
Sipas Balliut, mobilizimi ishte shumë më i dobët krahasuar me protestat që Partia Demokratike ka zhvilluar në të kaluarën.
“Protesta prodhoi zhurmë, nuk kam informacion kush i paguan ata që hedhin molotovë. Protesta nuk prodhoi asnjë ide konkrete, atë që qytetarët duan të dëgjojnë për ekonominë dhe shëndetësinë. Dje nuk kanë qenë as 300 apo 400 vetë në protestë, ne kemi qenë me Lul Bashën në protestë kur ishte shi dhe kemi qenë në protesta masive", tha ajo.
Balliu rrëzoi akuzat për praninë e armëve në selinë e PD-së, duke theksuar se pretendime të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e forcës politike.
“Unë kam qenë tek selia e PD dhe nuk mund të them se ka arsenal armësh. Është denigrim dhe i bie të jemi në falimentim të kësaj force politike që paguan dhe qytetarët nuk shkojnë nga bindja. Më mirë të shpallë falimentin politik”, u shpreh Balliu.
Në deklaratën e saj, Alesia Balliu përsëriti qëndrimin kritik ndaj drejtimit aktual të PD-së dhe tha se partia duhet të mbështesë partnerët ndërkombëtarë dhe SPAK-un.
“Respektoj statutin dhe e them sërish që luftën e bëj për demokracinë dhe Shqipërinë, unë heq dorë nga kandidimi im në momentin që Berisha largohet. PD duhet të jetë pro ndërkombëtarëve dhe SPAK-ut, jo se e ka PD problemin, por e ka vetëm Berisha”, deklaroi ajo.
Balliu komentoi edhe rolin e Flamur Nokës në gjuhën politike të përdorur brenda partisë, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe etiketime ndaj kundërshtarëve.
“Flamur Noka përcjell frymën e urrejtjes duke vënë etiketime. Është Berisha që vendos dhe firmos, por Noka përcjell gjuhën e linçimit. Nuk kursen as femrat dhe gratë e asaj partie, reagimi im ishte personal falë atij etiketimi të bërë”, tha Balliu.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128