Analisti bën deklaratën dhe zbulon "të fshehtat": Ja pse Mërtiri i ka dalë kundër Arben Ahmetajt

Analisti Enton Abilekaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për luftën që ka shpëthyer mes "grupit" të inceneratorëve.
Abilekaj tha se Mërtiri nuk ka dalë kundër Ahmetajt për arsye personale, por qëllimi i tij është të zgjerojë rrethin e personave që duhet të hetohen, për të reduktuar përgjegjësinë e tij.
"Mërtiri ka dalë kundër Ahmetajt, që cështja të rikthehet në SPAK tani që nuk është më Arben Kraja. Mbrojtja e Mërtirit e ka akuzuar Krajën se e ka patur të pilotuar hetimin.
Mërtiri thotë nëse më dënoni mua që nuk e kam emrin fare, atëherë të rikthehet cështja, dhe për këtë fut Ahmetajn si hallka më e dobët për të cilin kishte fakte vetë. Pra ideja është për tu zgjeruar rrethi i dënimeve. Nuk është cështje persoanle", tha Abilekaj.
Lidhur me përgjegjësitë e Ahmetajt, analisti tha se ai nuk është i pafajshëm në këtë histori dhe se opozita nuk duhet të marrë kosto duke e mbrojtur.
"Ahmetaj nuk është i pafajshëm në këtë punë. Askush nuk mund ti dalë në mbrojtje Ahmetajt në këtë cështje. As opozita nuk e merr dot në mbrojtje dhe nuk ka pse merr kostot.
Aty ku kuptojmë që SPAK intimidohet nga qeveria, është fakti që këtu shpenzohen 80 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës, vetëm për groposje të mbetjeve,
Arben Ahmetaj tha se nuk jam aq i fuqishëm të bëja 17 vendime në një ditë. Kjo është e vërteta e tij dhe ajo që duhet të hetojë SPAK", tha Abilekaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
