Argita Malltezi në konferencë: Procesi ndaj Berishës politik, SPAK mashtron!
24 Maj 2024, 12:10 / POLITIKË

Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka deklaruar se procesi ndaj Berishës është politik dhe se SPAK ka mashtruar.
Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.
“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.
-
Rezolutë edhe për krimet serbe në Kosovë!
24 Maj, 12:04 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


