Arrestimi i Veliajt, disa të rinj hapin shishe dhe hedhin mjete festive para Bashkisë së Tiranës

10 Shkurt 2025, 16:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i Veliajt, disa të rinj hapin shishe dhe hedhin mjete festive

Disa të rinj kanë reaguar në formë simbolik para godinës së Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mësohet se kanë qenë aktivistët Fioralba Duma, Edison Lika, Sidorela Vatnikaj dhe protestues të tjerë të cilët kanë festuar për arrestimin e tij duke hapur shishe vere para derës së bashkisë.

Gjithashtu Ndue Marku, banor i 5 Majit që pak kohë më parë i është shembur shtëpia ka qenë pjesë e 'festimeve' para Bashkisë. 

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie "arrest me burg" ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e "arrestit në shtëpi".

Mësohet se Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashtë vendit, konkretisht në Romë të Italisë.

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat.

 

Po ndodh...