Aulon Kalaja u zgjodh në krye të demokratëve të Krujës: Ju premtoj se nuk do ju tradhëtoj kurrë!

20 Prill 2026, 08:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Aulon Kalaja u zgjodh në krye të demokratëve të Krujës:

Ditën e djeshme janë mbajtur zgjedhjet për drejtuesin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Krujë, ku ka fituar Aulon Klaja.

Ai fitoi përballë Myftar Isamailajt, dhe pas kësaj ka reguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, me një mesazh falenderues, përmes së cilit ka shprehur edhe se e di përgjegjësinë e madhe që do të ketë tashmë “mbi supe” dhe se ka shumë punë për të bërë.

Krahas reagimit ai ka postuat edhe një foto të tijën në të cilën shfaqet me qafore, pas incidentit në Protestën e PD.

“Ju sot më ngarkuat përgjegjësinë për të çuar përpara një projekt të madh politik. Më dhatë nderin të përfaqësoj opozitën e Krujës së Skënderbeut dhe Fushë-Krujës së Albanopolis. Çfarë nderi më të madh, mund t’i bëhet një politikani të ri?!”, shkruan Kalaja ndër të tjera.

Postimi i plotë:                                                                         

Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Kodër Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit:

Ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike “Dega Krujë, Fushë-Krujë”.

Masiviteti që treguat sot ishte për t’u lavdëruar në çdo drejtim! Nuk do flasim për shifra votash, por për bashkim zemrash që flasin me një zë.

Ju sot më ngarkuat përgjegjësinë për të çuar përpara një projekt të madh politik. Më dhatë nderin të përfaqësoj opozitën e Krujës së Skënderbeut dhe Fushë-Krujës së Albanopolis. Çfarë nderi më të madh, mund t’i bëhet një politikani të ri?!

Jam i vetëdijshëm që kemi shumë punë përpara dhe qëllimi i parë është bashkimi i opozitarëve në një drejtim, atë të fitores së Partisë Demokratike. Nuk do të jem gjë tjetër veçse një prej jush.

Si çdo proces edhe ky, kishte frikërat e veta, pikëpyetjet, ngurimet, hamendësimet dhe kundërshtitë. Krejt normale për një parti të djathtë konservatore si kjo e jona. E kundërta do të ishte e çuditshme. Brënda forcës tonë politike nuk ka armiq, as kundërshtarë, por rival. Dhe rivaliteti sjell përherë progres. Prandaj një falënderim të veçantë kam për garuesin tjetër Myftar Ismalaja, që tregoi qytetari dhe maturi.

Sot dhe neser i shtrij dorën çdokujt që kërkon të japë nga vetja dhe ju them se asnjë kontribut i juaji nuk do të humbasë, por do të llogaritet një më një. Ashtu siç është e nevojshme që strukturat tona duhet të rifreskohen, të hapemi, të ftojmë familjet e djathta, të thërrasim themeluesit, të vijnë të rinjtë, por të mbajmë të vjetrit, të përndjekurit që janë fibra e të djathtës, sepse forca jonë politike ka një nga vlerat e patjetërsueshme, ruajtjen e traditës. Prandaj me mua nuk nis “viti 0”, por unë jam kryetari i radhës, që do kem nderin të drejtoj një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë. T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve, indifererentëve dhe të zhgënjyerve, duke iu bërë thirrje që te na bashkohen në këtë përpjekje për ndryshim.

Strukturat tone do pasurohen edhe më shumë. Seksionet, grup-seksionet, kryesia, sekretariatet, departamentet, forumi i gruas, forumi rinor dhe çdo grupim tjetër që funksionon në familjen tonë politike.

Një gjë dua t’ju premtoj, se unë nuk do t’ju tradhëtoj kurrë.

Ne besojmë tek Zoti, familja, kombi, prona, ndaj le të ftojmë të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë në këtë mision, të na bashkohen.

Krujës le t’i kthejmë lavdinë.

Sinqerisht, i juaji Aulon Kalaja.

Po ndodh...

ide