Axhenda e plotë/ Presidenti Erdogan sot në Tiranë, nga ceremonia me Begajn tek takim kokë më kokë me Ramën! Ja çfarë pritet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërrin ditën e sotme në një vizitë në Tiranë, ku pritet edhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.
Axhenda e Erdogan në Tiranë parashikon takim me presidentin Bajram Begaj, si edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.
Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.
Më herët u përfol se imami i Xhamisë së Madhe do të jetë turk, por vetë Enes Bastur, i cili njoftoi në Facebook se do drejtojë xhaminë ne Tiranë, e fshiu postimin.
Axhenda
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:15- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

