Balliu tregon si u skualifikua sapo sfidoi Berishën: Përjashtimi erdhi në orën 1 të natës...

24 Prill 2026, 18:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Balliu tregon si u skualifikua sapo sfidoi Berishën: Përjashtimi erdhi

Tensionet brenda Partisë Demokratike rriten ndërsa një nga kandidatet për drejtimin e saj ka lëshuar akuza të forta ndaj lidershipit aktual të Sali Berishës.

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Alesia Balliu u shpreh se vendimi për të garuar vjen si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj premtimeve të pambajtura dhe mënyrës sesi partia po trajtohet "si pronë private", ku zërat ndryshe po përjashtohen.

Duke shpjeguar motivet e saj, Balliu thekson se shtysa kryesore ishte "padrejtësia që u bë gjatë primareve" dhe fakti që lideri historik, Sali Berisha, "nuk mbajti asnjë nga premtimet që bëri tek Foltorja". Kjo situatë e shtyu atë të sfidonte drejtpërdrejt vendimet e tij me një alternativë të re, duke kërkuar të përfaqësojë një tjetër qasje brenda partisë.

" Atëherë ajo që më shtyu të bëja pjesë ishte padrejtësia që u bë gjatë primareve dhe në momentin që pashë gjithë padrejtësitë që ndodhën dhe në momentin që pashë që lideri që unë i besoja, Sali Berisha, nuk mbajti asnjë nga premtimet që ne na bëri tek foltorja, padiskutim që mua më shtyu në një reagim të drejtpërdrejtë kundra vendimeve të tij dhe padiskutim që ta sfidoja atë me alternativën time. Pastaj padiskutim do ishte vullneti i demokratëve ë, kush do votonin.

Mua më shqetëson fakti që kjo parti po trajtohet si pronë private dhe po përjashtohen individë të cilët guxojnë të mendojnë ndryshe nga kryetari.

Pasi ai me këtë që po bën sot me Alesja Balliun, me përjashtimin e Alesja Balliut, me vetëpërjashtimin e Ervin Salianit, ai thjesht po jep një mesazh te demokratët që kushdo i cili guxon të mendojë ndryshe, do ketë të njëjtin përfundim si unë dhe zoti Salianji.

Me pak fjalë që do jetë o i drejtëpërjashtuar, o i përjashtuar. Unë luftën e bëj për parimet.

Unë jam demokrate, mbetem demokrate dhe do vazhdoj të jem demokrate. Por disa të vërteta kam për detyrë t'i them dhe që kjo parti të jetë një parti me një opozitë të fortë dhe të jetë një parti nesër fituese, i duhet padiskutim gjenerata e re dhe i duhet padiskutim ndërrimi i lidershipit aktual, i cili nuk e çon dot më në fitore, fatkeqësisht, Partinë Demokratike.

Sepse e ka pasur shansin, dy herë. Në 2013-ën kur humbi ndaj Ramës, në 2025-ën kur humbi ndaj Ramës.

Unë personalisht nuk besoj tek rikthimet e treta. Ne nuk mundëm dot rezultatin e Bashës në 2021-shin. Sot që po flasim, jemi praktikisht 300,000 vota minus.

Unë dua progresin e Partisë Demokratike. 

Zoti Berisha e pati shansin të na printe në këtë betejë në 11 maj dhe nuk fitoi. Unë po kërkoj vullnetin e demokratëve, të atyre delegatëve, të atyre demokratëve që tek ai kuvend votuan këtë statut. Po kërkoj zbatimin e kushtetutës dhe statutit të Partisë Demokratike", u shpreh Balliu.

Ndiqni intervistën e plotë:

Po ndodh...