Lidhje me mafien shqiptare, nisin hetimet për avokaten italiane, detajet

Prokuroria e Perugias ka nisur hetimet ndaj avokates penale italiane Daniela Paccoi, e dyshuar për përfshirje në një organizatë kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës, me bazë në Shqipëri.
Sipas hetimeve, avokatja dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetëse mes drejtuesve të grupit kriminal dhe një klienti të saj, i arrestuar më herët me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Ndaj saj rëndojnë akuza si komplot për trafik narkotikësh dhe nxitje për deklarata të rreme, ndërsa hetimi përfshin edhe persona të tjerë, përfshirë një shtetas shqiptar që dyshohet si pjesë e strukturës së organizatës në Itali.
Autoritetet italiane dyshojnë se avokatja ka përcjellë mesazhe dhe para tek i arrestuari, duke ndihmuar në fshehjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e saj të dyshuar dhe lidhjet me rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128