Sulmi i armatosur në Banjskë të Kosovës, dënohen me burg të përjetshëm dy nga serbët e pandehur, 30 vite burg për tjetrin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me burgim të përjetshëm serbët Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç pasi u shpallën fajtorë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Ndërsa i pandehuri i tretë, Dushan Makismoviç është dënuar me 30 vjet burgim.
Në shpalljen e aktgjykimit, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviq.
Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje, por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.
Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128