Ambasadori I SHBA në NATO vizitë në Tiranë, Ambasada ndan pamjet: Vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave të përbashkëta

24 Prill 2026, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasadori I SHBA në NATO vizitë në Tiranë, Ambasada ndan

Ambasada amerikane në Tiranë, ka ndarë pamje nga vizita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker.

Në postim theksohet se Whitaker është prezantuar me marinsat dhe trupat që shërbyen në operacionet e Aleancës në Afganistan dhe Irak.

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me Marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në postim.

Po ndodh...