'Ballkani i Hapur jashtë rrugës së integrimit', Vasili: Asnjë minutë më shumë në nismën seboruese të Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka bërë raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e cila në një intervistë u shpreh se nisma ‘Ballkani i Hapur’, është jashtë rrugës së integrimit në BE.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo deklaratë dëshmon shumë qartë se pse Bashkimi Evropian është kundër nismës së Ballkanit të hapur.
Postimi i plotë:
Asnjë minute me shume ne Ballkanin e Hapur serborus antieuropian të Ramës!
Raportuesja për Shqipërinë ne Parlamentin Evropian Isabel Santos e konsideron Ballkanin e Hapur nje nisme jashtë rrugës se integrimit.
Pra Evropa është shume e qarte kundër Ballkanit te Hapur si një nisme antieuropiane proserbe, anti Kosove dhe përçarëse.
Ne 6 mars kërkova zyrtarisht daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Amendamenti për daljen nga Ballkani i Hapur, te cilin une propozova u votua kunder nga Edi Rama dhe karikaturat parlamentare qe e rrethojnë.
Edi Rama si serborus i kapur për fyti është kundër Europes sepse ai ka marre urdher nga shefat e tij lindore qe te pengoje me çdo kusht integrimin dhe te dëmtoje me sa te mundet Kosovën.
Tradhtia e Edi Rames është sheshit dhe ne dritën e diellit.
Edi Rama duhet përballur siç përballet një tradhtar….balle për balle dhe fort!!
Është koha ti rikthehemi Amendamentit dhe ta votojmë daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Ja teksti i Amendamentit për daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur rusoserb:
???? AMENDAMENT:
Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:
-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.
-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.
-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.
-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.
-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.
– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.
Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:
Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.
Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.
Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.
Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
