Bardhi i Berishës konfirmon negociatat me Çuçin e Ramës, që në fillim të "revolucionit parlamentarë"

Siç po duket i ashtuquajturi "Aksion opozitarë" i cili ka 4 muaj që karakterizohet vetëm nga zhurmat në Parlament, ka qenë vetëm një fasadë që Rithemelimi dhe grupimi i deputetit Gazment Bardhi të mund të bëjnë ndonjë pazar të vogël me Edi Ramën. Presioni me flakadanë e bilbila si dhe përbetimet se do rrëzonin " regjimin", u katandis te një marrëveshje e Bardhit të Berishës me Çuçin e Ramës për vetëm dy komisione hetimore nga 8 që ishin kërkuar. Por kjo është vetëm ana "zyrtare" dhe e dukshme e negociatave pasi shpejt do mësohet se çfarë kockash i ka hedhur Rama "opozitës që do" të Berishës. Nga zhvillimet e fundit mësohet se që në fillim të "Revolucionit parlamentarë" dy palët, (Rithemelim&Rithemelim), që i bashkon frika dhe lufta me SPAK, paskan qenë në mënyrë permanente në komunikim dhe bisedime "sekrete".
Dhe kjo konfirmohet edhe nga deklarata e dhënë nga deputeti i Gazment Bardhi këtë të enjte në "Opinion".
Sipas Bardhit ata kanë qenë në negocim me Partinë Socialiste, që në ditën e tyre të parë të 'betejës' në parlament.
Bardhi: Nuk ka asgjë sekrete në qëndrimin e PD që nga dita e parë që vullneti ynë ka qenë për një parlament që funksionon. Kemi qenë për dialog me mazhorancën, por me një kusht që është respektimi i Kushtetutës. A po negocioj me organet brenda parlamentit për funksionimin normal të tyre? E kam bërë nga dita e parë dhe do të vazhdoj ta bëj.
Nuk ka kulisa. Nuk ka kulisa mbrapa. Beteja që po bëjmë ne është betejë për të drejtat e opozitës. Është betejë për komisionet hetimore dhe jo që të marrim ne ndonjë gjë. Janë të drejta kushtetuese të opozitës që opozita po lufton për t’i fituar. Është në vullnetin e mazhornacës që të respektojë të drejtat e opozitës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


