
Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë

Lulzim Basha iu është përgjigjur sulmeve të kryetarit të Partisë së Lirië, Ilir Meta, i cili në një konferenë për mediat u shpreh se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, ndërsa ironizoi kreun e PD-së duke thënë se “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.
Në një postim në X, kryedemokrati Basha shkruan se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë.
“Një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, kundërpërgjigjet Lulzim Basha.
Kreu i PD-së akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën se janë në aleancë kundër SPAK dhe Reformës Zgjedhore.
Ai theksoi se “kur politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar mblidhen bashkë, diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve”, duke shtuar se nuk e kanë betejën vetëm me PD-në, por mbi të gjitha me popullin.
Statusi i Lulzim Bashës:
Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.
Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja. Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128