Lajme flash

Basha ironizon Ramën: Vota për ty, për të nxjerrë shokët nga burgu - Vota për Koalicionin Euroatlantik, për t’i çuar të korruptuarit tek 313

15 Prill 2025, 12:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha ironizon Ramën: Vota për ty, për të nxjerrë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi mbështetjen për SPAK-un. Basha pyet Ramën për shokët tek 313-ta, të kujt janë?

Ai më tej thotë se ka njeri që e beson, që Ilir Beqja, Veliaj apo Arben ‘Tigri’ vepronin pa dijeninë e kryeministrit.

Basha e mbyll videon duke thënë se vota për Ramën në 11 maj është votë për të nxjerrë shokët e tij nga burgu, ndërsa vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 313.

O Rame, si paske thënë sot që ti ishe pro SPAK dhe u kundër?! Po shokët tek 313 kush i ka mo Ram, unë apo ti? E Rame, kujton se do ua hedhësh njerëzve. Ka njeri që e beson mo Ram që Ilir Beqja firmoste koncensionet e shëndetësisë pa dijeninë tënde? Ka njeri që e beson që Erion Veliajt guxonte ta çonte në mend inceneratorin e Tiranës pa dijeninë tënde? Apo Arben ‘Tigri’ inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Apo Ter Koka, apo Gjush Dako? E mo Rame, e ke thon vet ti ‘fap, fap, fap’, prandaj e ke merakun mo Ram, s’ikën dot nga vallja me shokët tek 7x7-313. Sa herë bohesh gati ti me ik nga vallja, të tërheqin prap shokët nga mbrapa. Se burgu nuk është i leht për shokët mo Rame, me zi presin të mbash fjalën. Prandaj mo Ram, vota për ty në 11 maj, është vot për të nxjerr shokët e tu nga burgu mo Ram. Kurse vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 7x7-313” - shprehet Basha.



 

Po ndodh...