Basha shpërndan momente nga takimi me ekspertët e ekonomisë: Programi i PD nxjerrë Shqipërinë nga kriza, forcon shtresën e mesme
5 Qershor 2024, 21:43 / POLITIKË

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në Facebook momente nga tryeza e sotme me ekspertët e ekonomisë. Basha shkruan se programi i PD do nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe do forcojë shtresën e mesme.
Postimi i plotë
Ashtu siç kishim premtuar, vijuam sot me diskutimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike në nivel ekspertësh të fushës. Programi ynë nuk është vetëm ambicioz, por ai është premtues dhe e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën e ka futur papërgjegjshmëria politike dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë. Një Shqipëri e jetueshme bëhet vetëm me forcimin e ekonomisë familjare dhe forcimin e shtresës së mesme. Programi ekonomik i PD-së e siguron këtë gjë, sepse ekonomia shqiptare meriton më shumë!
-
“NATO në luftë pas dy vitesh”, alarmi i gjeneralit norvegjez
5 Qershor, 21:37 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


