Basha vazhdon turin në Bubq/ Viziton fermën e banorit Agim Ajaz, Kryedemokrati: Braktisja e këtij sektorit po prodhon braktisjen e fshatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij, sot ndaluar për të takuar qytetarët dhe fermerët në Bubq e për të biseduar me ta për problemet dhe zgjidhjet që duhen specifikuar në bujqësi.
E ndërsa ka përfunduar këtë takim ai është ndaluar tek banori dhe fermeri Agim Ajazi.
Basha shprehet me keqardhje për realitetin e sektorit të blegtorisë dhe rënien e vazhdueshme të prodhimit dhe tkurrjes së këtij sektori.
Postimi i plotë i Bashës:
Kënaqësi të takoja Agim Ajazin në fermën e tij në Grykën e Gurrës, Bubq - e të bisedoja me të mbi shqetësimet që ai dhe blegtorët e tjerë anembanë vendit kanë në këto kohë të vështira për blegtorinë.
Me keqardhje dëgjova atë që është një realitet për shumkënd në sektorin e blegtorisë, rënien e vazhdueshme të krerëve dhe prodhimit. Mungesa e subvencioneve, burokracia e tepërt dhe shkurajuese, korrupsioni dhe klientelizmi, kanë bërë që dega kryesore e bujqësisë tonë, të mos jetë konkurruese me vendet e rajonit. Prandaj konsumatorët shqiptarë blejën me çmime më të shtrenjta bulmetin, sepse blegtorët po tkurrin numrin e krerëve për shkak të kostove të larta. Braktisja e këtij sektorit nga ana e qeverisë po prodhon braktisjen e fshatit.
Fermerët dhe blegtorët shqiptarë kërkojnë një ndryshim, kërkojnë vëmendjen e politikës, kërkojnë përgjigje serioze për problemet serioze me të cilat po përballen. Ky ndryshim nuk mund të vijë nga ata që e kanë sjellë bujqësinë dhe blegtorinë në këtë gjendje, duke arritur deri te bllokimi i fondeve IPARD, për shkak të korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes. Partia Demokratike ka një vizion të qartë për hapat që duhen ndërmarrë në ndihmë të blegtorëve dhe fermerëve. Ne do të forcojmë transparencën për menaxhimin e fondeve për bujqësinë, do të subvencionojmë prodhimin vendas, do bashkëpunojmë ngushtësisht me institucionet e BE-së për të rritur mbështetjen ndaj bujqësisë tonë, do luftojmë praktikat e jashtëligjshme dhe korrruptive që kanë pasuruar vetëm klientët e qeverisë, duke lënë në mëshirë të fatit shumicën dërrmuese të blegtorëve e fermerëve. #partiademokratike #nëshërbimintuaj







Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128