Bashkimi i dy Kuvendeve të PD-së, shtyhet sërish seanca

22 Dhjetor 2022, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Bashkimi i dy Kuvendeve të PD-së, shtyhet sërish seanca

Është shtyrë sërish seanca për bashkimin e dy statuteve të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se seanca është shtyrë për në 17 janar 2023.

Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se çështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit. Ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, të dy kuvende të thirrura nga ish-kryetari Basha.

PD kërkon mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut.

Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

 

Po ndodh...

ide