
“Berisha di vetëm të gënjejë”/ PSD e Tom Doshiti përgjigjet akuzave të kreut të PD-së: Diferencën midis një burri e një gënjeshtari e bën 11 maji

Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se Tom Doshi dhe Vilma Nushi shesin ilaçe jashtë standardeve.
Përmes një deklarate për mediat, PSD thotë se Berisha nuk ka bërë asgjë tjetër gjithë jetën përveçse ka shpifur.
Sipas PSD, qytetarët e kanë kuptuar, mbi të gjitha shkodranët që dinë kush është Tom Doshi.
“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari. Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.
Në fund, duke i dhënë përgjigje Berishës për llogaridhënie para zotit, PSD thotë se “ Berisha ka dhe hesape të tjera me shqiptarët”.
Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Vilma Nushin dhe Tom Doshin se do të humbasin çdo licencë dhe do të ndëshkohen për ilaçet jocilësore që kanë hedhur në treg, pas 11 majit, nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare. Berisha tha se brenda 100 ditëve, do të nisë shitja e ilaçeve cilësore dhe Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.
“Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.
E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë”, tha Berisha një ditë më parë.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128