Berisha rikthen në vëmendje video-përgjimin Meta-Prifti, akuza Ramës për manipulim: Ja kush ishte biznesmeni që fliste për 700 mijë eurot

26 Dhjetor 2025, 11:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha rikthen në vëmendje video-përgjimin Meta-Prifti, akuza

Gjatë “Foltores” së mbajtur ditën e sotme në Kamëz, kreu i PD-së i Sali Berisha është rikthyer një nga çështjeve më të nxehta gjatë kohës që ai ishte në qeveri, video-përgjimi Meta-Prifti. Publikimi i këtij përgjimi, ishte shkaku pse u mbajt edhe demostrata e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën 4 protestues.

Berisha tha se Meta flet në zyrën e Dritan Prifitit, për kërkesën e biznesmenit Ymer Tola, i cili sipas tij kishte fituar gjyqin ndaj një biznesmeni italian dhe i ishte drejtuar ministrit se kishte humbur 700 mijë euro gjatë asaj kohe.

Po ashtu kryedemokrati hodhi akuza ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se ka manipuluar video-përgjimin.

Të rikthehemi bashkë në Janar të 2011. Edi Rama publikon një video ku përmendet në bisedë e sipër Ilir Meta, për një ryshfet 700 mijë euro. Ua them unë juve, Ymer Tole, biznesmen, kishte fituar gjyqin me një biznesmen italian dhe tani i kërkonte ministrit që të filloj punën dhe i shkruante, zoti ministër gjatë kësaj kohe që kam fituar gjyqin dhe deri më sot, sipërmarrja ime ka humbur 700 mijë euro. Kjo është historia e 700 mijë euove. Megjithatë ata e kishin manipuluar videon, siç e provuan. Çfarë bëri Ilir Meta? Erdhi dhe më tha në zyrë se do të japë dorëheqje dhe nuk e kishte kërkuar Prokuroria dorëheqjen”, tha Berisha.

Kujtojmë që në Janar 2011, emisioni Fiks Fare në Top Channel, publikoi një video-përgjim, ku shfaqej në atë kohë zv.kryeministri Ilir Meta duke diskutuar me ministrin e Energjetikes Dritan Prifiti mbi një aferë 700 mijë euroshe. Video ishte regjistruar nga një orë e të ndjerit Dritan Priftit.

Pas publikimit të kësaj video, Ilir Meta dha dorëheqjen nga pozicioni i zv.kryeministrit.

 

Po ndodh...