Me urdhër të SPAK/ BKH dhe policia kontrolle për hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve, mes tyre biznesmenë

26 Dhjetor 2025, 11:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Me urdhër të SPAK/ BKH dhe policia kontrolle për hetimet ndaj

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, po vijon kontrollet në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, si dhe disa personave të tjerë të bashkëpandehur.

Burime konfirmojnë se kontrollet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO) pas kërkesës së SPAK. Në kuadër të tyre janë përfshirë edhe disa biznesmenë, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.

Deri tani, nuk ka konfirmime për masa sigurie apo arrestime lidhur me këto kontrolle.

Po ndodh...