"Dumani është delinkuenti numër 2", Berisha lë një mesazh në SPAK: Pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor

7 Korrik 2025, 10:32 / POLITIKË ALFA PRESS

"Dumani është delinkuenti numër 2", Berisha lë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme, 7 korrik në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Paraqitja e tij është në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Edhe ditën e sotme mbështetës të liderit demokrat janë mbledhur para prokurorisë, ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para mbështetësve.

Në dalje nga SPAK, Berisha lexoi edhe mesazhin që la.

“Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori”, u shpreh Berisha.

Po ndodh...