Berisha ndryshon mendje: Nuk do ta njoh vendimin e gjykatës, jam i përndjekur politik!

19 Dhjetor 2023, 15:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha ndryshon mendje: Nuk do ta njoh vendimin e gjykatës, jam i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar qëndrimin e tij. Në konferencën për shtyp këtë të martë, ai deklaroi se nuk do ta njohë vendimin e gjykatës.

Berisha përsëriti argumentin se po vendoset në këtë situatë për arsye politike.

PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran. Por, siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës.

Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava", tha Berisha. 

 

Po ndodh...