Berisha nga arresti shtëpiak: Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet kriminelët!

8 Janar 2024, 20:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha nga arresti shtëpiak: Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial,

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Berisha zbuloi para tyre se në SPAK, ose siç ai e cilëson “SKAP” është thirrur shoferi i një dege të PD-së sepse ditën e votimit i kanë gjetur në makinë listat e votimit për qendrën e tij të votimit si edhe një shumë parash.

Sipas tij këto lista janë publike dhe nuk ka asnjë sekret dhe se shuma e parave ishte rroga e të shoqes që ai po çonte në shtëpi.

“Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Ishte viti në të cilin Edi Rama me qakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë.

Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre. Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit. Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca.

Megjithë këtë, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin.

Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatën e tij kriminale që quhet qeveri.
Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimin e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantëve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëve në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike' u shpreh Berisha.

 

Po ndodh...