Berisha thirrje socialistëve: Mos pranoni diktat me platformën e Enver Hoxhës

Ish kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje socialistëve të mos pranojnë diktat nga një njeri që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë.
Ai tha se kur PD të vijë në pushtet ligji i parë që do të miratojë do të jetë ai për të detyruar partitë politike të zbatojnë normat bazë të demokracisë, duke marrë shembullin e Bundestagut gjerman.
“Partia Demokratike ngjason me një ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon. Jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo me partinë e krimit dhe drogës me në krye Edi Ramën. Aty nuk votohet, aty diktojnë banda dhe krimi. Dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial për transfigurime në çdo variant anti demokratik.
Ftoj anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeri që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë se nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet t’u mohojë atyre të drejtën e votës. Shqiptarët janë ata që e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pas luftës delegimin e ndërgjegjes. Është dorëzim para krimit, drogës dhe mafies. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS dhe vendin, anëtarësinë e saj. U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë Edi Rama vendosi nenin sipas të cilit për kryetarin nuk votohet.
Kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai u hoqi ju të drejtën të votoni edhe për të gjitha forumet e tjera. Një ligj do përgatitet sa më shpejt për të detyruar çdo parti politike që të zbatojnë normat bazë të demokracisë në jetën e saj, Ky ligj është miratuar nga Bundestagu gjerman që ka detyruar zbatimin e standardeve demokratike. Uroj që anëtarët e PS të detyrojnë përfaqësuesit e tyre ta votojnë këtë ligj ndryshe i garantoj që ligji i parë që do votohet dhe kush nuk e voton do dalë jashtë ligjit”, tha Berisha.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


