
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv u bë ‘bilanci’ politik i vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.
Për përfaqësuesin e PD, Skerdjan Dhuli këto kanë qenë ditët më të vështira të PD, partisë më të madhe opozitare. Ai thotë se askush nga përfaqësuesit e tjerë të PD që kanë qenë në terren gjatë kohës që Berisha ishte në arrest shtëpia, nuk ka forcën dhe impaktin e Berishës te elektorati.
“Për PD, ditët e tij në izolim nuk është se kanë qenë fort të lehta, kushdo që ka qenë jashtë në terren nuk e ka valencën politike të Berishës, as për elektoratin as për përfaqësimin politik, mediatik e institucional. Nuk e kam pritur lirimin e tij, për shkak të qasjes politike që ka dosja e tij. Të gjithë ne jemi surprizuar nga ai vendim i gjykatës, se duke ditur si ishte sjell gjyqësori me të, ecnim me mendimin se do ishte një sagë që do vazhdojë”, tha Dhuli.
Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’, lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak nuk ka ndryshuar asgjë nga mënyra si operon Partia Demokratike, ndërsa thekson se me kalimin e viteve është rrudhur aq shumë saqë që nga viti 2013 s’ka qenë më alternativë serioze.
“S’ka ndryshuar asgjë, është e qartë aty. Nuk ndryshon asgjë se nuk ka ndryshuar mënyra si operon PD. Nuk e ndryshon trendin e keqfunksionimit të PD, qëndrimi në arrest shtëpie i Berishës, apo të shkuarit në zyrë. Ajo nuk është më parti politike. Aty ka një njeri që ka ndjekësit e vet, është i vetmi lider politik që ka popullin e vet. Rama nuk e ka. Ky popull i Berishës ka ardhur duke u rrudhur, saqë që nga viti 2013 s’ka qenë asnjëherë alternativë serioze. PD nuk i kalon 300 mijë vota, PS ka rënë në 500 mijë”, tha Kulluri.
Për ish-deputetin Halit Valteri, Berisha është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes vetëm militantë.
“Berisha u viktimizua pas asaj që është prangosur lideri i opozitës. Gjykimi për partizanin është në vijim dhe prokuroria dhe gjykata s’kanë dhënë përfundimin. S’ka vendim gjykate që të thotë a është fajtor apo jo. Mos të ngatërrojmë lirimin dhe vazhdimin e gjykimit të tij. Emocionet që kanë njerëzit për Saliun, që dikush i thotë grande, dikush i thotë je sipër zotit e poshtë zotit, janë të lirë se jemi në një sistem demokratik. Siç mund të them unë që s’ka lidhje më politikanin që i duhet Shqipërisë por është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes ata fanatikë, e kanë zgjedhur militantët. Është monopolizues i opozitës”, vijoi Valteri.
Për gazetarin Poli Hoxha, viti 2024 është viti i SPAK, që ka hetuar e gjykuar zyrtarë të lartë.
“Pas 4 vitesh pjekje pune, filloi në vitin e vet të pestë të futet në misionin e tij kryesor dhe te qëllimi se përse u ngrit. Që nga 2008 kur Berisha dhe Rama bënë një pakt për votën, mbi të cilën krijuan kryetarokracinë. Që nga 2008 njerëzit nuk denjojnë as tu shkojnë atje. Që nga 2008 dh e këtej quhej hibride, tani është demokraci e kapur nga këta të dy. Është bllokuar votimi, kjo ka sjellë rritjen e korrupsionit, është kapur ekonomia, media, vota. Arriti në një pikë që Shqipëria u kthye në një vend target shumë i lehtë, shqetësim për perëndimin”, tha Hoxha.
-
-
Pesë orë në SPAK, Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Veliaj
26 Dhjetor, 21:39

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128