Bushati: Berisha ka bërë listë prej humbësi por me besnikë! Rama, kandidatë maska që fshehin krimin dhe oligarkinë

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD.
"Kemi dy karakteristika, Berisha ka bërë listë prej humbësi, njeriu që e di që nuk do të jetë, duhen njerëz besnikë dhe ajo është listë besnikësh, nuk do të hapin probleme në të ardhmen.
Rama është munduar të ketë fasadë ndryshimi. 25 deputetë nuk janë më dhe shumë të tjerë do të ikin nga listat e hapura.
Pse i duhet Ramës ndryshimi? Jo se do marrë vota me fytyra të reja, por për të fshehur faktorët realë që vendosin zgjedhjet. Me maskën e Gjuzit në listë të mbyllur shihen përfaqësuesit e bandës, mediat që ka kapur për fyti dhe paratë që do të marrë nga oligarkët që ka mbajtur prej 12 vitesh në tavë. Ata janë vetëm fasada e një gjëje që e dinë të gjithë por nuk e shohim në vitrinë", tha Bushati.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


